Më 22.11.2026, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.B. (52) nga Gostivari. Gjatë kryerjes së këqyrjes në vendngjarje të një aksidenti rrugor në rrugën magjistrale Gostivar-Strazhë, në afërsi të gurores, në të cilin G.B. në ora 20:05 me automjetin e pasagjerëve BMV me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, ka dalë jashtë rrugës, është konstatuar se e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1,92 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












