Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa, i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.
Musa sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Musa tha se funksionarët e BDI-së edhe gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet kanë zgjedhur të komunikojnë në gjuhën maqedonase në takime bilaterale, madje edhe në rastet kur nuk ka pasur palë të treta të pranishme.
“Ne jemi vetë dëshmitarë se në takime bilaterale, kur ka pasur funksionarë të BDI-së, kanë zgjedhur që mes vete të komunikojnë në gjuhën maqedonase. Domethënë, ne nuk mundemi për raste specifike të lidhemi dhe të themi se këta po e anashkalojnë gjuhën shqipe. Gjuha shqipe në vazhdimësi është anashkaluar nga funksionarët e BDI-së. Kemi shumë raste të funksionarëve të BDI-së, pa dashur të përmend emra, i kemi të faktuara edhe me video, ku edhe mes vete, pa palë të tjera, janë drejtuar në gjuhën maqedonase”,deklaroi Musa në “Debat në SHENJA”.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












