Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski: Edhe nëse largohet Dimitrievski, qeveria i ka 61 deputetë!

Mickoski:  Edhe nëse largohet Dimitrievski, qeveria i ka 61 deputetë!

Mbrëmë në TV Telma, gazetarja e pyeti Kryeministrin Mickoski nëse paralajmërimet e Maksim Dimitrievskit lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në rast se merret një vendim ndryshe për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

„Është shumë e thjeshtë. Nëse duan zgjedhje të parakohshme, opozita e bashkuar paraqet iniciativë për shpërndarjen e Parlamentit, ne e mbështesim dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne po punojmë sikur zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në pranverën e vitit 2028.

Mos kërkoni teori konspirative, skenarë, se ky do të largohet apo diçka të ngjashme… Edhe nëse largohet Maksim Dimitrievski, Qeveria i ka 61 deputetë dhe më shumë se aq“, deklaroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se me VLEN kanë koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe të rregullt.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme