Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona
Screenshot

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit, përcjell tetova1

Gjatë vizitës së bashku me drejtorin e muzeut, Nuer Asllani, ministri Sulejmani ka diskutuar për projektet e ardhshme, si dhe për mundësitë e mbështetjes institucionale me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe promovimin e trashëgimisë së rëndësishme që ruan ky institucion.

Por, momenti që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i një të punësuare në muze e cila i tha ministrit se ai është i vetmi ministër që i ka vizituar pas aktiviteteve të Kongresit të Manastirit.

“Jeni i vetmi që na keni pyetur për hallet që kemi”, iu drejtua ajo ministrit Sulejmani.

Lexo edhe22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i Manastirit

“Është detyra jonë”, u përgjigj ministri.

Një moment që nxori në pah rëndësinë e pranisë institucionale dhe të vëmendjes ndaj institucioneve që ruajnë historinë, gjuhën dhe identitetin shqiptar./tetova1.mk

VIDEO

Më shumë për këtë

Dita e Alfabetit, Rama vendos veten mes rilindasve të Kongresit të ManastiritShqiperi · 3 ditë më parë“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të rinjtë e BDI-së protestojnë para Kushtetueses!Maqedoni · 3 ditë më parëBekim Sali: Në Ditën e Alfabetit promovuam projektin One Stop Shop në Qafë ThanëMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme