Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Një muaj paraburgim për vjehrrën, kunatin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Një muaj paraburgim për vjehrrën, kunatin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë ku mbeti e vrarë Arlinda Zekaj.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë janë vjehrra dhe kunati i viktimës, si dhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë ndihmuar në arratisjen e Albert Sylës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka caktuar paraburgimin ndaj të pandehurve me inicialet N.S. dhe D.S., të cilët dyshohen për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Vrasja e rëndë”.

Ndërkohë, dy të pandehurit e tjerë, me inicialet M.P. dhe G.B., dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

Lexo edheNë mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj

Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se masa e paraburgimit për të katër të pandehurit llogaritet nga 24 nëntori deri më 24 dhjetor 2026.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme