Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përsëriti në Bruksel se Qeveria nuk do ta ndryshojë Kushtetutën në kushtet aktuale, pavarësisht kërkesave të Bashkimit Evropian.
Para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, Mickoski deklaroi se fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për planin e veprimit për pakicat, duke e cilësuar atë si pengesë që duhet zgjidhur para çdo diskutimi tjetër.
Ai tha se Qeveria tashmë ka paraqitur propozimin e saj dhe pretendoi se 26 vende anëtare të BE-së nuk kanë kundërshtime, ndërsa vetëm një shtet është kundër.
Më shumë për këtë
Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!Maqedoni · 1 ditë më parë
Demografia që po ndryshon fytyrën e Maqedonisë së Veriut!Maqedoni · 2 ditë më parë
Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028Maqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












