Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti në prag të 28 Nëntorit: Bashkëpunimi me Shqipërinë po merr përmbajtje të re

Mexhiti në prag të 28 Nëntorit: Bashkëpunimi me Shqipërinë po merr përmbajtje të re

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Përmes një postimi, Mexhiti ka vlerësuar afrimin dhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke veçuar projektin One Stop Shop si një lehtësim për lëvizjen e qytetarëve. Ai gjithashtu ka kujtuar 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sheshin e Shkupit.

“Sonte, në organizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, në prag të 28 Nëntorit, shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë, me lehtësimin e lëvizjes përmes projektit One Stop Shop dhe me një bashkëpunim që po merr gjithnjë e më shumë përmbajtje. Këto zhvillime i japin një dimension të veçantë marrëdhënieve tona, sepse afrimi mes shqiptarëve duhet të jetë i dukshëm edhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

Këtë vit shënojmë edhe 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sheshin e Shkupit. Dy dekada nga vendosja e figurës së heroit tonë kombëtar në qendër të qytetit, një simbol që e lidh historinë tonë me hapësirën publike të Shkupit.

Lexo edheBilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!”, ka shkruar Izet Mexhiti.

Më shumë për këtë

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!Maqedoni · 1 orë më parëMickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komunaMaqedoni · 8 orë më parëMexhiti: Para 20 vjetësh solla bustin e Skënderbeut në Shkup përmes Qafë Thanës, sot po lehtësojmë kalimin e kufiritMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme