Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, duke paralajmëruar se policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve.
Dua të jem i pari që ua uroj Ditën e Flamurit Shqiptar bashkëqytetarëve tanë. Qoftë për të mirë e për mbarësi! U dëshiroj një ditë të bukur e të gëzueshme, të cilën ta kalojnë me familjarët dhe më të dashurit e tyre”, deklaroi Toshkovski.
Lexo edheMickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna
Nautubone
Млад доктор од Скопје воведе метод за обновување на зглобовите без операција
×
Duke komentuar informacionet dhe publikimet në rrjetet sociale për incidente të mundshme gjatë festimeve, ministri theksoi se policia është e përgatitur për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.
“Nuk do të lejojmë pengimin e komunikacionit dhe rrezikimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik”, theksoi Toshkovski, duke rikujtuar incidentet e ndodhura gjatë festimeve të mëparshme.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që festimet e 28 Nëntorit të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe festive, duke respektuar rregullat dhe protokollet e përcaktuara.
Më shumë për këtë
Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtarMaqedoni · 5 ditë më parë
Dënohet me 3 muaj burg me kusht i riu shqiptar nga Kumanova që mbajti flamurin më 28 NëntorMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












