Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtar

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtar

Në Negotinë të Pollogut, në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrjen e shumë grave shqiptare, është shënuar manifestimi kushtuar festave të Nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndarë momente nga ky aktivitet, i organizuar nga Forumi i Gruas dhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta pranë BDI-së.

Ahmeti ka theksuar rëndësinë e gruas shqiptare në ruajtjen e familjes, qëndresës dhe identitetit kombëtar, duke vlerësuar kontributin e saj ndër breza në arsim, shoqëri dhe jetën publike.

“Nëntori na kujton rrënjët tona, sakrificat e brezave dhe përgjegjësinë për ta ruajtur e kultivuar trashëgiminë tonë kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo edheAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!

Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për organizatoret dhe të gjitha pjesëmarrëset, duke përcjellë urimet për festat e Nëntorit.

Më shumë për këtë

Llabunishta e Strugës – simbol i qëndresës dhe i rikthimit në identitetin kombëtar shqiptar!Opinione · 4 ditë më parëVLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme

·18 Nën

Llabunishta e Strugës – simbol i qëndresës dhe i rikthimit në identitetin kombëtar shqiptar!

Shkruan: Faruk Nevzati 𝐊𝐲 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐛𝐚𝐧𝐢𝐦 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐒𝐚𝐧𝐱𝐡𝐚𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐝𝐨 𝐤𝐮 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚, 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐤𝐚𝐧ë 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧ë…

Llabunishta e Strugës – simbol i qëndresës dhe i rikthimit në identitetin kombëtar shqiptar!