Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Llabunishta e Strugës – simbol i qëndresës dhe i rikthimit në identitetin kombëtar shqiptar!

Llabunishta e Strugës – simbol i qëndresës dhe i rikthimit në identitetin kombëtar shqiptar!

Shkruan: Faruk Nevzati

𝐊𝐲 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐛𝐚𝐧𝐢𝐦 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐞 𝐒𝐚𝐧𝐱𝐡𝐚𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐝𝐨 𝐤𝐮 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚, 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐤𝐚𝐧ë 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐳𝐛𝐞𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫.

Llabunishta është dëshmi e gjallë se as presioni politik, as diskriminimi dhe as përpjekjet për asimilim nuk mund t’i shuajnë rrënjët e një populli që ruan gjuhën, kujtesën dhe identitetin e vet!

Për dekada, shqiptarët e Llabunishtës u përballën me rrethana të vështira, të cilat ndikuan që një pjesë e tyre u largua nga identiteti i tyre kombëtar shqiptar.
Atyre, ndër dekada ju mohua edhe gjuha e tyre amëtare.
Por historia dëshmoi se rrënjët nuk harrohen!
Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetërorë për statistikë sipas regjistrimi i vitit 𝟏𝟗𝟗𝟒 Llabunishta numëronte
– 𝟏.𝟕𝟗𝟗 shqiptarë,
– 𝟏𝟐𝟐𝟖 maqedonas,
– 𝟏𝟖𝟏𝟔 turq dhe
– 𝟏𝟎𝟓𝟖 të tjerë.
Regjistrimi i vitit 𝟐𝟎𝟎𝟐 dhe 𝟐𝟎𝟐𝟏 përmbysi këta numra!
Shqiptarët e Llabunishtës hoqën prangat e asimilimit, fuqishëm janë kthyer në identitetin e tyre dhe ata tash kan hequr barën nga përkatësiae rrejshme etnike dhe me krenari deklarojne perkatesine e vertete shqiptare!
Sipas të dhënave të regjistrimi të vitit 𝟐𝟎𝟐𝟏 Llabunishta numëron:
– 𝟒.𝟕𝟓𝟏 shqiptarë,
– 𝟏𝟎𝟖 maqedonas,
– 𝟖𝟑𝟔 turq dhe
– 𝟏𝟎𝟒𝟒 të tjerë.
Ky ndryshim i jashtëzakonshëm në deklarimin e përkatësisë etnike është një kapitull që meriton vëmendje të veçantë historike dhe shoqërore.
Sepse identiteti nuk është çështje momenti, por trashëgimi brezash. Gjuha shqipe, rrënjët dhe përkatësia kombëtare janë vlera që duhen ruajtur me dinjitet e krenari!

𝐏𝐄𝐑𝐊𝐔𝐋𝐉𝐄 𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑𝐉𝐄𝐓𝐒𝐇𝐌𝐄 𝐍𝐃𝐀𝐉 𝐐𝐄𝐍𝐃𝐑𝐄𝐒𝐄𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐃𝐈𝐍𝐉𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐋𝐋𝐀𝐁𝐔𝐍𝐈𝐒𝐇𝐓𝐀𝐒𝐕𝐄 𝐍𝐄 𝐈𝐃𝐄𝐍𝐓𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐓𝐘𝐑𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄𝐓𝐀𝐑 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑!

𝐋𝐋𝐀𝐁𝐔𝐍𝐈𝐒𝐇𝐓𝐀 – 𝐍𝐉𝐄 𝐄𝐌𝐄𝐑, 𝐍𝐉𝐄 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈, 𝐍𝐉𝐄 𝐈𝐃𝐄𝐍𝐓𝐈𝐓𝐄𝐓!

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme