Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Policia shpalosë hollësitë: 2 persona me lëndime të rënda në aksidentin te Unaza e Shkupit: u përplasën 3 vetura

Policia shpalosë hollësitë: 2 persona me lëndime të rënda në aksidentin te Unaza e Shkupit: u përplasën 3 vetura

Dy shtetas të Kosovës kanë mbetur të lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi mbrëmjen e djeshme në unazën e Shkupit, në afërsi të kryqëzimit Radishan.

Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti është raportuar më 27 nëntor, në orën 18:45, në autostradën „Nëna Terezë“. Në aksident janë përfshirë tri automjete: një „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 31-vjeçar nga Shkupi, një „Audi“ me targa të Kosovës, i drejtuar nga një 59-vjeçar nga Kosova, si dhe një „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 47-vjeçar nga Shkupi.

Lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi i „Audit“ dhe bashkudhëtarja e tij 63-vjeçare, të dy shtetas të Kosovës.

Ndërkohë, lëndime trupore kanë marrë edhe dy drejtuesit e tjerë të automjeteve, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lexo edheÇfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit? Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçarit

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Urgjente pranë Qendrës Klinike „Nënë Tereza“, në Spitalin „Shën Naumi i Ohrit“ dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup.

Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip i SPB-së Shkup. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po hetohen.

Më shumë për këtë

Shoferi nga Tetova përplasi me makinë një grua 56-vjeçare, duke e lënduar rëndëMaqedoni · 2 javë më parëDy raste mashtrimi në Pollog, një grua mbetet e lënduar rëndë në aksident në TetovëMaqedoni · 2 javë më parë“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfitSport · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme