Maqedoni

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Autori

Autori

Portali Tetova

September 9, 2024, 10:09

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, i ka rikujtuar sot BDI-së se siç ai thotë, e keqja e këtij populli ka qenë për 22 vite. Pasi e kanë kuptuar se i pret përgjegjësia, Taravari shton se tani zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh, prandaj merret me mashtrime.

“Që politika, sidomos në vendet e varfra dhe të pazhvilluara si ky i yni, është problematike, kjo është gati teori, por që parti të caktuara të kthehen në armike funksionale të shoqërisë ky është fenomen!

Duke abuzuar me gjysëm të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh!”, shkruan Taravari në reagimin e tij.

Në shkrimin e tij, Taravari më tej nënvizon se “Kinse të tmerruar që papritur ky vend nga shkëlqimi dhe mirëqënia e madhe kaloi brenda natës në skamje, varfëri dhe hall, propagadojnë se me ardhjen e tyre do ndriçojë prapë Dielli!”

“Ne që sapo kemi ardhur në detyrat tona, po akuzohemi se po nuk po rregullojmë dot gjë! BDI-ja sidomos nxit propaganda absurde,të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të regullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet!”, shkruan më tej Taravari.

BDI-ja, veçanërisht ish-funksionarët e saj, shton Taravri kanë një problem serioz.

“Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret.

Ata janë si ai njeriu që nuk di not dhe papritur ka rënë në det të thellë. Ky shtet ka shumë punë. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tone me vetmohim por ndërkohë tani është koha t’i tregojmë BDI-së dhe të gjithë atyre që e kanë masakruar këtë shtet, se është koha të mbani Përgjegjësi!”, mbyll shkrimin e tij Taravari në rrjetet sociale.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror

Më shumë nga kategoria

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1714
Së shpejti do të kalojmë në kohën e dimrit, ja kur ndryshohet ora!
IMG_1697
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian!
IMG_1681
Kuzeska: Statusit i ushtarëve të UÇK-së të zgjidhet me një ligj tjetër
IMG_1678
Sërish të shtëna me armë në Shkup, në vendin e ngjarjes shihen katër gëzhoja plumbash!
IMG_1677
Digjen katër vetura në Shkup

DIASPORA