Kanë përfunduar ndeshjet e Kombëtareve, ku janë zhvilluar dy xhiro në Ligën e Kombeve.
Gola spektakolar janë shënuar në këto dy duele, derisa ylli shqiptar Enis Bardhi është në garë për më të mirin.
Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Maqedoninë e Veriut ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në fitoren 2-0 ndaj Armenisë.
Bardhi shënoi nga gjuajtja e lirë dhe goli i tij po konsiderohet si më i miri deri më tani.
Gjithsesi në garë janë edhe Youssouf Poulsen me golin me revoshatë ndja Serbisë, Benjamin Sesko me një gol fantastik që realizoi ndaj Kazakistanit.
Në garë është edhe mesfushori i Gjeorgjisë, Giorgi Kochorashvili që shënoi në mënyrë mjeshtërore në ‘Air Albania’ përballë Shqipërisë.