Maqedoni

Mexhiti në Nju Jork: Faleminderit për pritjen e ngrohtë, bashkëkombësit e mi!

Autori

Autori

Portali Tetova

September 23, 2024, 12:09

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë vizitës në SHBA ka takuar edhe shqiptarët që jetojnë atje.

“Vizita ime në Garfield, Nju Jork, ishte një nga ato momente të veçanta që të kujton sa fort janë të lidhura zemrat e shqiptarëve me atdheun, pavarësisht largësisë. Në mesin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë në Amerikë prej vitesh, ndjeva një krenari të thellë që, edhe në anën tjetër të botës, fryma shqiptare pulson fuqishëm”, ka shkruar Mexhiti.

“Në këtë vizitë, më shoqëronte edhe Konsuli i Përgjithshëm në Nju Jork, z. Muhabi Sinani, i cili gjithashtu ndau me mua përvojat e tij me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe përkushtimin për t’i mbajtur lidhjet me vendlindjen sa më të forta. Takimi, i organizuar me përkushtim nga imamët e nderuar, Muhamed Osmani dhe Omer Musa, më dha mundësinë të takoja shumë njerëz të mrekullueshëm dhe të bashkëbisedoja me ta. Ajo që më gëzoi më së shumti ishte dëshira e këtyre mërgimtarëve për të kontribuar në vendlindje. Shumë prej tyre, të cilët kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme në Amerikë, nuk e kanë harruar asnjëherë rrënjën e tyre”, vijon shkrimin e tij Mexhiti.

“Teksa dëgjoja pyetjet e tyre dhe ndjeja interesimin e sinqertë për zhvillimet në atdhe, ndjeja një përgjegjësi edhe më të madhe për të vazhduar me përkushtim të palëkundur. Në çdo fjalë të tyre kishte mall të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për vendin, dhe kjo më jep forcë për të punuar edhe më shumë, që të sjellim ndryshimet që të gjithë dëshirojmë të shohim.

Ky takim ishte një dëshmi e fuqishme se, pavarësisht sa larg jemi fizikisht, asgjë nuk na ndan nga zemra e kombit dhe përgjegjësia për të punuar për të ardhmen e tij.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, bashkëkombësit e mi!”, mbyll shkrimin e tij Mexhiti.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0

Më shumë nga kategoria

IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
IMG_1464
Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë
IMG_1463
I plagosuri në Çair ka treguar personin që ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, MPB me detaje të reja
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1448
Një veturë bie në lumë në Bellovishtë të Gostivarit – janë shpëtuar persona
IMG_1447
LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët
IMG_1444
Bie vetura në Liqenin e Badocit, tre të vdekur

DIASPORA