Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Të dyve u qoftë me fat, thotë Mickoski për paralajmërimet e Ahmetit për protesta dhe për deklaratën e Snopçes për dalje nga qeveria

I pyetur për deklaratën e Halil Snopçes në Click Plus në TV21, i cili tha se do të dalin nga qeveria nëse votohet Ligji për Branitellat, kryeministri Hristijan Mickoski tha “i qoftë me fat”.

TV21: Kryeministër Mickoski, dje Halil Snopçe tha se nëse miratohet Ligji për “Branitellat”, ata do të dalin nga qeveria. Si planifikoni ta zgjidhni këtë me koalicionin?

“I qoftë me fat!”, tha Mickoski.

Mickoski gjithashtu i uroi fat edhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, pas paralajmërimeve për protesta nga Fronti Europian.

Lexo edheBanorët e Bogovinës paralajmërojnë protesta për shkak të ndërprerjeve të ujit: Kërkojnë zgjidhje urgjente

Gazetari: Dje lideri i BDI-së, Ahmeti paralajmëroi protesta, reagoi për shfuqizimin e Balancuesit, komenti juaj?

“Gjithashtu edhe atij mund t’i urojë shëndet të mirë dhe fat”, pohoi Mickoski.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme