Një i mitur humbi jetën, ndërsa një person tjetër mori lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi dje në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, në lagjen Karposh, njoftoi sot SPB Kumanovë.
Në aksidentin rrugor kanë qenë të përfshira një automjet “BMW” me targa kombëtare shqiptare dhe një motoçikletë “Yamaha”.
– Dje, rreth orës 21:40, në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në lagjen Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “BMW” me targa kombëtare shqiptare, drejtuar nga I.B. (37) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Yamaha” drejtuar nga një i mitur nga Kumanova. Në aksident, për shkak të plagëve të marra, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri 15-vjeçar nga Kumanova, ndërsa vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë. Ndërkohë, drejtuesi 16-vjeçar i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Kumanovës, njoftoi policia.
Një ekip i SPB Kumanovë dhe një prokuror publik kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar. Automjeti dhe motoçikleta janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm.
Më shumë për këtë
Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, vetura godet një këmbësor 31-vjeçarMaqedoni · 2 javë më parë
Aksidentohet në rrugën Gostivar-Strazhë, gjatë testit rezulton me 1.92 promil alkohol në gjakMaqedoni · 19 orë më parë
Rrihet brutalisht 67-vjeçarja në Kriva Pallankë, dyshohet familja që kishte problemet me lopëtMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











