Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Menduh Thaçi: Projektet e PDSH-së nuk i lëvizin as topat e Rusisë, Aleanca dhe BDI kanë mashtruar për 20 e ca vjet

Menduh Thaçi: Projektet e PDSH-së nuk i lëvizin as topat e Rusisë, Aleanca dhe BDI kanë mashtruar për 20 e ca vjet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, gjatë Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDSH-së në Saraj, ka folur për kontributin e PDSH-së në realizimin e projekteve të rëndësishme për shqiptarët, duke përmendur edhe projektin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe festën e 22 Nëntorit në Manastir, përcjell tetova1

Thaçi ka rikujtuar se, sipas tij, projekti i alfabetit të gjuhës shqipe, organizimi i festës së 22 Nëntorit dhe objekti në Manastir janë realizuar nga PDSH-ja. Ai ka theksuar se edhe projekte të tjera, si Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Instituti për Trashëgimi Kulturore në Shkup, janë rezultat i angazhimit të kësaj partie.

Në deklaratën e tij, Thaçi ka kritikuar edhe partitë Aleanca dhe BDI, duke i akuzuar për, siç u shpreh, përvetësim të projekteve dhe mashtrim të opinionit për kontributin e tyre.

Ai ka vlerësuar se PDSH-ja është e vetmja parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut që, sipas tij, ka pasur vizion dhe planifikim në realizimin e projekteve të rëndësishme.

Lexo edheMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptare

Deklarata e plotë e Menduh Thaçit:

“E pashë në media se nesër ose masnesër Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, do të vijë në Manastir me kryeministrin e Maqedonisë e ndoshta do të jetë edhe Ali Ahmeti e kështu me radhë.

Është mirë, po me këtë rast desha t’ju përkujtoj të gjithëve, edhe juve po, edhe Edi Ramës, se këtë projektin e alfabetit edhe këtë datën, këtë festën, atë objektin në Manastir e ka bërë PDSH-ja. Dhe është, po t’i numërojmë projektet që i ka bërë PDSH-ja, janë projekte që s’i lëviz as topat e Rusisë. Ndash universitetin e Tetovës, ndash universitetin e Evropës Juglindore, ndash institutin në Shkup për trashëgimi kulturore e kështu me radhë, shumë çështje që janë të palëvizshme.

Njerëzit e mençur dhe partitë e mençura e të forta, kur i bëjnë projektet, ato projekte nuk lëvizin më. Mashtruesit si Aleanca dhe BDI-ja, që 20 e diçka vjet kanë mashtruar se e kemi bërë këtë, e kemi bërë atë, tash e keni parë, kanë kaluar në një fazë të vajtimit se jo ato nuk janë, i kanë hequr e kështu me radhë. Duhet të them që prej të gjitha partive, në këtë tranzicionin që ka ndodhur në ish-Jugosllavi, partia prej të gjitha partive shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare sidomos këtu në Maqedoni, është e vetmja parti që ka pasur mençuri dhe dituri se dinë çka bëjnë dhe të gjitha projektet që i ka bërë, i ka bërë me plan.

Po, sigurisht edhe kushtetutë. E tash ka shumë njerëz, jo njerëzor, po të tjerë”, tha Thaçi./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme