Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nëpërmjet një statusi në Facebook, kërkon që VLEN të tërhiqet nga qeveria Mickoski, ndërsa premton që Fronti Europian nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie. Ahmeti fton VLEN-in që bashkë ta ndalojnë, siç shkruan ai “poshtërimin që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.
ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Për ta la turpin e tyre nga mosrespektimi i vullnetit të shqiptarëve në zgjedhje, Vlen le të tërhiqen nga uzurpimi i institucioneve pa legjimitetin e votuesve, ndërsa ne, e përsëris, nuk bëhemi pjesë e Qeverisë, por i ftoj që bashkë ta ndalojmë këtë poshtërsim që po ju bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera”.
Kreu i integristëve ka shpalosur 5 prioritetet e tyre, duke filluar nga Integrimi europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin. Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar. Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit. Hetim për procesin e privatizimit dhe tranzicionit bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces dhe pika e pestë siç ka shkruar Ahmeti, Respektim të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.
Lexo edheMickoski: Më keni bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor në luftën kundër dhunës
Më shumë për këtë
Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeveMaqedoni · 4 ditë më parë
Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët joMaqedoni · 6 ditë më parë
Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqipMaqedoni · 21 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











