Kuriozitet

Shqiptarët i çojnë më shumë paratë në ushqime se evropianët

October 10, 2024, 01:10

Në fakt, që shqiptarët nuk harxhojnë para për aktivitete kulturore, kjo nuk ka nevojë për asnjë studim të posaçëm, por shpesh ndodh që të mos investojnë në zhvillimin e vetes jo vetëm sepse nuk kanë, por sepse kanë interesa fare bazike, siç është ushqimi! Sigurisht, pjesa më e madhe e popullsisë nuk mund të shpenzojë para përtej nevojave ushqimore për shkak të varfërisë.

“Scan Intel” ka kryer një analizë, duke krahasuar strukturën e shpenzimeve familjare në Bashkimin Evropian dhe Shqipëri sipas qëllimit të konsumit referuar kryqëzimit të të dhënave të “Institutit të Statistikave” dhe të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”.

Sipas tyre, familjet shqiptare mbajnë rekord në Evropë sa i përket peshës që zënë ushqimet dhe pijet jo alkoolike në shpenzimet e tyre, por janë të fundit për shpenzimet në argëtim dhe kulturë. Referuar shifrave më të fundit të publikuara nga institucionet përkatëse, familjet shqiptare shpenzojnë shumë herë më shumë për ushqime se ato evropiane.

Në Shqipëri, rezulton se ky grup zë 39.6% të peshës gjithsej. Nëse do të shihnim të dhënat për Bashkimin Evropian, grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” zë afërsisht rreth 14% të shpenzimeve gjithsej.

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është diferenca mes shpenzimeve për banesën, ujin dhe energjinë në Shqipëri dhe Evropë. Pesha që zë ky grup në shpenzimet e familjeve shqiptare është 9.7%, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Evropian llogaritet në përafërsisht 24%.

Pra, mund të themi se familjet evropiane shpenzojnë me shumë për banesën, qiranë apo ujin dhe energjinë elektrike. Nga ana tjetër, duket se shqiptarët shpenzojnë shumë herë më pak se evropianët në argëtim dhe kulturë. Vitet e fundit kjo strukturë e shpenzimeve duket se nuk ka ndryshuar shumë mes grupeve, por ajo që vihet re, sidomos në vendet e Evropës, është rritja që kanë pasur shpenzimet për restorante dhe hotele./Living.al

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit

Më shumë nga kategoria

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1564
Taravari: Me rëndësi është që të fitoj VLEN-i, sepse me këtë ka fituar edhe ASH-ja
IMG_1552
Bënin gara me vetura në Shkup, policia i konfiskon 10 vetura (FOTO)
IMG_1536
Spanjë, myslimanët në Granada duan të ruajnë stabilitetin që Islami ka rifituar në këto troje
IMG_1521
Njihuni Eligert Hima, kandidat për deputet me Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun Elbasan
IMG_1516
Mexhiti: Ahmeti nuk i shfrytëzoi qeveritë “me këmbë të qelqta” me Zaevin e Kovaçevskin, këtë po e përmirëson qeveria e VLEN-it