Maqedoni

Austria shkatërron një grup terrorist, udhëhiqej nga 20 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut

Autori

Autori

Portali Tetova

October 16, 2024, 09:10

Në qytetin St. Polten të Austrisë, autoritetet vendase kanë shkatërruar një grup të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), të udhëhequr nga një shtetas i RMV-së, 20-vjeçar.

Mediat austriake raportojnë se shtetasi i Maqedonisë është duke vuajtur dënimin me pesë vjet burg, dhe tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij dhe mbështetjen për ISIS-in përmes disa grafiteve pranë stacionit kryesor të trenit në vitin 2023.

“Si rezultat, njeriu u bë i njohur si një nxitës i mbështetjes për Shtetin Islamik,” tha Roland Scherer, kreu i Zyrës Shtetërore të Austrisë për Sigurinë Shtetërore dhe Luftimin e Ekstremizmit.

Ky incident tregon se shtetasi i Maqedonisë jo vetëm që ka mbështetur aktivisht grupin terrorist, por edhe ka rekrutuar anëtarë të rinj.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një austriak 15-vjeçar me prejardhje emigrante, i cili është rekrutuar nga shtetasi i RMV-së.

Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet e tyre.

Burimi: TV KLAN

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup

Më shumë nga kategoria

IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2386
Maqedonia sot kërkon fitore tjetër, përballet me Armeninë në Jerevan
IMG_2337
Trajneri i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_2753
Policia ka arrestuar 15 doganierë dhe një polic mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Akademia Shqiptare, projekt shkencor!
IMG_2743
Mickoski e quan organizatë joqeveritare Akademinë Shqiptare të VLEN-it: Temat etnike s’janë prioriteti im
IMG_2736
Policia e Maqedonisë së Veriut bëhet me 6 vetura të reja Dacia
IMG_2732
Rrahje mes dy kolegëve në një punëtori në Bërvenicë të Tetovës
IMG_2731
Shaqiri: Unë jam i gatshëm për veting deri në gjeneratën e 4-5 të familjes, le ta sjellin te unë ligjin, i pari do ta nënshkruajë

DIASPORA