Në qytetin St. Polten të Austrisë, autoritetet vendase kanë shkatërruar një grup të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), të udhëhequr nga një shtetas i RMV-së, 20-vjeçar.
Mediat austriake raportojnë se shtetasi i Maqedonisë është duke vuajtur dënimin me pesë vjet burg, dhe tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij dhe mbështetjen për ISIS-in përmes disa grafiteve pranë stacionit kryesor të trenit në vitin 2023.
“Si rezultat, njeriu u bë i njohur si një nxitës i mbështetjes për Shtetin Islamik,” tha Roland Scherer, kreu i Zyrës Shtetërore të Austrisë për Sigurinë Shtetërore dhe Luftimin e Ekstremizmit.
Ky incident tregon se shtetasi i Maqedonisë jo vetëm që ka mbështetur aktivisht grupin terrorist, por edhe ka rekrutuar anëtarë të rinj.
Lexo edheNetanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do të shkatërrojë Izraelin nga brendaNë mesin e të arrestuarve është edhe një austriak 15-vjeçar me prejardhje emigrante, i cili është rekrutuar nga shtetasi i RMV-së.
Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet e tyre.
Burimi: TV KLAN
Më shumë për këtë
Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga MaqedoniaMaqedoni · 3 ditë më parë
Kthesë e fortë në Izrael/ Lideri arab pranon ta njohë Hamasin si organizatë terroriste në këmbim të hyrjes në qeveriLajme · 4 ditë më parë
“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroristeLajme · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











