Maqedoni

Gashi uron Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase: Lufta solli shtetin që i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë

Autori

Autori

Portali Tetova

October 23, 2024, 09:10

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi. Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që kaluan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi Gashi.

Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera.

“Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë. Është sfidë për brezin tonë që vazhdimisht të avancojë proceset demokratike, standardet në shëndetësi, arsim dhe shkencë, sundimin e së drejtës, rrjedhat ekonomike dhe sociale dhe barazinë midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike”, thotë Gashi.

Kryetari i Kuvendit në urim theksoi se datat e rëndësishme në historinë e kombeve tona janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime

Më shumë nga kategoria

IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…
IMG_3157
Aksidentohet autobusi i skuadrës së njohur kroate
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_3581
Ahmeti nga Likova: 10 vjet partitë maqedonase kanë punuar që ta vrasin politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në
IMG_3580
Kasami: Në Dibër filluam procesin e riorganizimit të Lëvizjes BESA
IMG_3579
Mickoski me parashikime të errëta: Ky vend do të zhduket pas 70 vitesh
IMG_3578
28 salla të reja sportive, vendimi i fundit i Qeverisë
IMG_3577
Sưlmohen dy të rinj në lokacione të ndryshme në Shkup! Prindërit thonë se u sulmuan nga tifozët Komitët
IMG_3569
Dimitrievski merr pjesë në promovimin e librit kundër UÇK-së

DIASPORA