Një rast aspak i zakonshëm ka ndodhur në një shkollë të Maqedonisë së Veriut. Një nxënës ka shkuar në shkollë, por me lëndime trupore, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e mësueses së tij, e cila rastin e kanë paraqitur në Qendrën për Punë Sociale Manastir. Pasi kanë marrë në pyetje nënën dhe tre fëmijët e saj, kanë mësuar se ata vazhdimisht rrihen dhe maltretohen nga babai, transmeton TV21.
Qendra për Punë Sociale dhe kuadri profesional i shkollës rastin e kanë denoncuar në polici, dhe më pas babai është privuar nga liria.
“Më 29.10.2024 në ora 16.50, në SPB Manastir përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Manastir kanë denoncuar se në shkollën fillore në Manastir ka arritur një nxënës me lëndime trupore. Nga ana e përfaqësuesve të Qendrës së Punës Sociale dhe kuadrit profesional të shkollës, është kryer bisedë me nënën dhe tre fëmijët e saj, nxënës i klasës së dytë, katër dhe tetë. Fëmijët kanë potencuar se babai i tyre çdo ditë i rrah dhe i malltreton. Nga ana e policëve më datë 29.10.2024 në ora 20:00 është privuar nga liria Xh.E.(43) nga Manastiri dhe ka ngritur kallëzim penale mbi bazën se ka kryer veprën penale “maltretim të fëmijës së mitur””, thuhet mes tjerash në njoftim.