Maqedoni

VLEN: Kur Kumanova digjej – Ahmeti krihej

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 5, 2024, 10:11

Në mungesë të reformave të brendshme kadrovike dhe programore dhe për të mbajtur në kondicion votuesit e paktë të tyre të dëshpëruar e të lodhur Bashkimi JОdemokratik për DEZintegrim dhe sateliti i kësaj partie, Ziadin Sela, kanë filluar operacionin për t’i ndarë rrugët e tyre, thuhet në reagimin e VLEN-it.

“Njëri me gjysmë sallë të mbushur, tjetri duke zgjedhur sallat sa më të ngushta dhe duke shprehur mendime të kota se institucionet në sytë e tyre shihen si plaçkë lufte që mund të kërkosh zgjedhje kur të kujtohet! BDI mbanë vulën e dështimit në Kumanovë.

Për më shumë se 20 vjet, Ali Ahmeti, Kumanovën e përdori si poligon për eksperimentet e tij dhe për ta ruajtur rehatinë e kolltukut të tij. Ku ishte BDI, kur ndodhi rasti i Sopotit për t’i mbrojtur kumanovarët? Ku ishte BDI kur digjej Lagja e Trimave? Vulën e BDI-së e mbanë edhe vdekja e Rexhail Qerimit, ku edhe super-ekspertiza vërtetoi që ai nuk ishte fajtor në rastin Alfa.

Ku ishte Ahmeti dhe BDI të luftojë që ish-bashkëluftëtari tij ta fitojë drejtësinë dhe lirinë? Ku ishte Ahmeti kur në Kumanovë Almiri i vogël u shtyp për vdekje nga Boban Iliç dhe vepra ndryshoi brenda natës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasojë vdekje? BDI për 20 vite ka kontribuar jashtëzakonisht shumë që të zbrazë Kumanovën me rrethinë nga shqiptarët e rinj të pashpresë se një ditë do të bëhet mirë. BDI për 20 vite gënjeu prindërit, profesorët dhe nxënësit se do të ndërtonin gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë.

Kjo nuk ndodhi për dy dekada, derisa koalicioni VLEN nuk e zgjoi pushtetin lokal, me çka procesi i ndërtimit të kësaj shkolle të fillojë menjëherë.

Dhoma 161 u është bërë makth, janë në ethe që të mos dalin SMS-të në opinion si dëshmi për ofertat e pandershme që i kishin për hyrje në Qeveri në vend të VLEN-it, me gjysmën e Ministrive, pa kryetar të
Kuvendit dhe me premtimin për mbështetje në terren për të zgjedhur maqedonas për kryetarë të Komunave në Strugë dhe Kërçovë në zgjedhjet lokale të vitit 2025. Publikimi i këtyre dëshmive ekzistuese shënon fundin e kësaj kastre të vjetruar politike.

Koalicioni VLEN vlerëson se në vend të zgjedhjeve të parakohshme është koha ideale për llogaridhënie për keqqeverisjen e deritanishme”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë
IMG_8954
Mickoski: Ose askush të mos punojë të dielën, ose ata që punojnë të marrin një pagesë dyfish ose trefish më të lartë për atë ditë
IMG_8950
Policia rrethon gjykatën në Ferizaj, gjendet një çantë e dyshimtë
IMG_8944
Javën e kaluar janë regjistruar 139 raste me grip, kryesisht në Dibër
IMG_8941
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili paralajmëron 300 punësime të reja në Armatë!
IMG_8924
Limani drejtuar BDI-së: Opozitën ua sigurova, pason burgu për të gjithë kriminelët e sojit tuaj