Diaspora

Gjermani: 33 vjeçari nga rajoni i Shkupit e vret me thikë gruan para fëmijëve

Autori

Autori

Portali Tetova

November 6, 2024, 08:11

Një rast i rëndë i dhunës ka ndodhur në një familje shqiptare në Dortmund, Gjermani.
33 vjeçar nga rajoni i Shkupit që më parë ka qenë i martuar me viktimën, dyshohet se e ka goditur me thikë gruan e tij të ndarë përpara syve të fëmijëve të tyre të vegjël, të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur të hënën ora 18:08 në mbrëmje në një ndërtesë në qendër të qytetit të Dortmundit.

Pas sulmit, gruaja me prejardhje nga Gostivari e cila ishte tre vite më e re se bashkëshorti i saj, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë më vonë në spital, shkruan RTL Gjerman.
Fëmijët e vegjël, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme, vrapuan tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë.

Ndërkohë, i dyshuari u largua nga vendngjarja me makinë. Kur mbërritën ekipet e shpëtimit, gruaja ishte pa ndjenja dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital.
Fëmijët u dorëzuan në kujdesin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve, me planin që të transferoheshin te të afërmit e tyre gjatë ditës.

Sipas Prokurorisë, 30 vjeçarja nga Gostivari jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj dhe kishte lëvizur në banesën e re së bashku me fëmijët vetëm disa ditë më parë.
Thuhet gjithashtu se burri kishte shfaqur sjellje të dhunshme ndaj saj edhe më parë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!

Më shumë nga kategoria

IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
Lufta Ukrain
"Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore"/ The New York Post: Dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
IMG_2979
Rrahja tek shkolla e mjekësisë, policia jep detaje
IMG_2976
Një nxënës sul’mohet nga një grup nxënësish para Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë
IMG_2974
Raketat në Ukrainë- lojë me zjarrin, Erdogan kundër SHBA: Do ndezë konfliktin!
IMG_2973
Pas vrasjes së një fëmije 14-vjeçar në Tiranë, Rama po mendon të ndalojë TikTok dhe Snapchat
IMG_2968
Ministria e Bujqësisë: Nikolovski të mos përpiqet të manipulojë në konferencë për shtyp, koha e krizave në bujqësi përfundoi me largimin e tij