Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot mori pjesë në brifing në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, ku u prezantua procesi për futjen në përdorim operativ të autoblindave të lehta “Stryker” në kuadër të Armatës së RMV-së, përcjell TV21. Në brifingun e sotëm morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Angela Ageler dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
“Blerja e këtyre mjeteve të blinduara është pjesë e procesit për modernizimin e Ushtrisë dhe sipas planeve, automjetet e para të këtij lloji duhet të mbërrijnë në vendin tonë vitin e ardhshëm”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Më shumë për këtë
Mickoski: Autostrada nga Tetova deri në Ohër pritet të përfundojë deri në vitin 2029Maqedoni · 13 orë më parë
Durmishi: Paga minimale vitin e ardhshëm mund të rritet 7 deri në 8 për qindMaqedoni · 2 ditë më parë
Islami pritet të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, duke tejkaluar krishteriminLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











