Maqedoni

BDI: Taravari të jap dorëheqje, të mbajë përgjegjësi për dështimet në shëndetësi

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 11, 2024, 09:11

Në muajt e fundit, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar ngjarje tragjike që kanë tronditur thellë opinionin publik. Humbja e paspjegueshme e jetës së foshnjave në Klinikën Pediatrike është një alarm i qartë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia jonë, akuzojnë sot nga BDI.

“Për më tepër, është shqetësuese të vërejmë një tendencë të qëllimshme për të margjinalizuar dhe zëvendësuar stafin mjekësor shqiptar me personel maqedonas, siç është rasti i fundit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Këto veprime jo vetëm që minojnë kohezionin e brendshëm të institucioneve shëndetësore, por edhe dëmtojnë cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve tanë.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë duket se është më i angazhuar në udhëtime turistike në Dubai dhe aktivitete partiake, duke lënë pas dore detyrimet e tij ndaj qytetarëve. Kjo mungesë përkushtimi dhe përgjegjësie është e papranueshme, veçanërisht kur shëndeti dhe jeta e fëmijëve tanë janë në rrezik.

Përveç kësaj, është e qartë se ministri jolegjitim i shëndetësisë, i cila vepron si një marionetë e VMRO-DPMNE-së dhe është i zhytur në korrupsion, po tregon edhe një nivel të lartë të paaftësisë në menaxhimin e sektorit shëndetësor. Ky kombinim i servilizmit, korrupsionit dhe paaftësisë po çon në një krizë të thellë, ku qytetarët tanë po paguajnë çmimin më të lartë.

Qytetarët kërkojnë që Ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen e menjëhershme dhe të mbajë përgjegjësi për këto dështime të rënda. Gjithashtu, bëjmë thirrje për një hetim të pavarur dhe transparent mbi vdekjet e fundit në Klinikën Pediatrike dhe për ndalimin e menjëhershëm të diskriminimit ndaj stafit mjekësor shqiptar”, thuhet në akuzat e BDI-së.

Është koha, shtojnë nga atje, që të vendosim interesat e qytetarëve dhe shëndetin e fëmijëve tanë mbi ambiciet personale dhe agjendat politike. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur përballë kësaj padrejtësie dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një sistem shëndetësor që i shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
bdi-vlen
VLEN: BDI non grata vodhi edhe në regjistrimin e popullsisë, miliona euro në xhepat e tyre!
IMG_5804
BDI: Fatmir Limani ka treguar se nuk ka asnjë prioritet, përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit
IMG_8887
Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër
IMG_8866
Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen
IMG_8853
Reshjet e borës në malësinë e Tetovës, Kasami del në terren! (FOTO)
IMG_8850
IN Ansambli Muzikor - Tetovë ju fton në koncertin e paharrueshëm të fundvitit!