Sport

Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe

November 17, 2024, 04:11

Ndeshja filloi siç pritej, formacioni sulmues i Blagoja Milevskit mori posedimin e topit në pjesën më të madhe të terrenit, por që në minutat e para, nuk arriti ta kërcënojë seriozisht portën kundërshtare.

EVN Online

Në minutën e pestë, Alioski krosoi, por mysafirët e larguan pa problem. Më pas mysafirët u kanosën përmes kundërsulmit të shpejtë dhe sollën një goditje nga 30 metra, por Stole Dimitrievski lehtë e zbuti goditjen. Goditja e parën nga Maqedonia erdhi pas goditjes së lirë të Enis Bardhit, gjuajtja nga distanca ishte e vështirë për portieri Rejnatrod, mirëpo nuk ishte askush afër që të ndëshkojë lëshimin e topit në zone.

Mysafirët u kanosën sërish në minutën e 20-të, realizuan dy goditje nga këndi, por nuk u duk se mund ta kërcënonin seriozisht Dimitrievskin. Menjëherë pas kësaj, Maqedonia kaloi në sulm, Çurlinov vrapoi në një kundërvënie të mirë, por topi i hedhur sërish erdhi në bllokun e mysafirëve.

Deri në fund të pjesës së parë, Maqedonia kontrolloi lojën dhe u kërcenua me anë të Aleksandar Trajkovskit dhe më pas rastin më të mirë e kishte Alimi, i cili tentoi të tundte rrjetën me një “mashtrim”, ndonëse mund të kalonte topin te Bojan Miovski. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi dhe në pushim skuadrat shkuan me rezultatin fillestar.

Pjesë e dytë nisi edhe më shumë kanosje nga MAqedonia dhe ishte në kërkim të golit të parë, mirëpo edhe mysafirët në dy raste u gjenden në zonën e rrezikut dhe fati sportive ishte në anën e vendasve.

Në minutën e 63-të, një gabim I mbrojtësit Tanhamer, e shfryutëzon më së miri Bojan Miovski, i cili hap rezultatin në 1-0. Pak më vonë, Lirim Qamili godet ashpër brenda zones, mirëpo Zajkov prek topin në pozitë jashtë loje.

Më vonë, Maqedonia u tërhoq në zonën e saj që të mbrojtë rezultatin e arritur dhe kjo solli që Ishujt Faroe me disa ndryshime në ekip, kaluan tërësisht në sulm. Mirëpo për fat të mirë të Maqedonisë, sulmet e mysafirëve u ndaluan në zonën e 16 metrave të Stole Dimitrievskit. Maqedonia mbyll garat në grup me 16 pikë, para Armenisë me 7 pikë, e cila mundi Letoninë në transfertë me 2-1 duke lënë këtë kombëtare në vendin e fundit të grupit me 4 pikë, pas Ishujve Faroe me 6 pikë.

Tetova1 në Youtube

pompa-benzines-derivatet-naftes
Çmimet e të gjitha derivateve në Maqedoninë e Veriut do të lirohen për gjysmë denari!
Qoku-Taravari
Qoku paralajmëron Taravarin: Nuk do ta mbështes asnjë subjekt që do të garojë jashtë VLEN-it
BDI-Mickovski
BDI reagon ndaj deklaratave të Mickoskit
Aksident1
Tetovari humb jetën nga aksidenti në rrugën Mavrovë-Dibër
IMG_1652
Taravari: Më gëzon fakti që LD, Besa, Alternativa dhe VV do bëhen një parti, ne nuk kemi patur ftesë!

Mos e humb

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit

Më shumë nga kategoria

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve