Maqedoni

Mickoski: Në Shkup edhe në të ardhmen do të luhet “Shota”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 20, 2024, 10:11

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se askush në Maqedoni nuk është kundër gjuhës shqipe. Pozicioni i shqiptarit në vendin e tij, thotë ai, është një temë artificiale që mundohen ta imponojnë individët.

“Më besoni, kjo nuk është shqetësuese, askush nuk është kundër gjuhës shqipe. Përkundrazi. Kjo është një temë artificiale. Kjo nuk është një temë që e pengon dikë apo jo, kjo është një temë që hijet e së kaluarës po mundohen ta imponojnë sepse nuk kanë temë tjetër”, tha Mickoski, në një intervistë për “RTK” të Kosovës .

Ai ka thënë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka pesë vite që është në sirtar të Gjykatës Kushtetuese dhe se pikërisht gjatë mandatit të qeverisë së tij, kjo temë është sërish në rend dite.

Ai tha se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni nuk është i kërcënuar.

Kryeministri Mickoski gjithashtu tha se “jemi të bashkuar si qytetarë në dallimet tona”.

“Në Shkup është luajtur edhe vallja “Shota” dhe “kolo serbe”, “çyçeku turk” dhe vallja maqedonase “Teshkoto”. Do të ketë edhe në të ardhmen. Ne jemi të bashkuar në dallimet tona. Sa të jem unë në krye të Qeverisë, do të luajmë me atë që do të na bashkojë dhe nuk do të na ndajë. Kështu është shteti dhe ne jemi të bashkuar në diversitet”, tha Mickoski.

Duke folur për marrëveshjen për kalimet e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, Mickoski është pyetur nëse veteranët e UÇK-së do të ndalohen në bazë të fletarresteve nga Serbia, për të cilën ai ka përsëritur se kushdo që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë ka të drejtë të hyjnë në vend ose për të qëndruar./Telegrafi/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_2727
Veprimtari i LDK-së Zeqir Gjukaj premton se do të jetë zë i fuqishëm i mërgatës
MICKI-KU-1068x601
Mickoski distancohet nga deklaratat anti BE dhe NATO të Millorad Dodikut
bilall-kasami
Kasami: Do të ndryshohen emrat e rrugëve që janë me numra, për emrat tjerë do të votohet në këshill
Taravri-ali ahmeti
Taravari komenton fjalimin e Ahmetit: Nuk e di kujt i thotë shqiptar i ndershëm, por për çoban nuk e besoj që e ka për mua
Taravari-Tv21
Taravari i ashpër: Mijallkovin, kasapin e shqiptarëve e liruan këta me çiftelia
Lloga-Taravari
Lloga: Taravari në dy raste ka kërkuar shërbim për Gruevskin