Kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk e ka ndërmend të kandidojë sërish në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm. Kjo për arsye se siç tha, nuk mund të punojë me njerëz të cilët e sabotojnë dhe e bllokojnë. Qytetarët, me mendime të ndara, për mandatin e saj të deritanishëm. Disa thonë se ishte e paaftë e disa të tjerë se nuk ishte gjithçka faji i saj.
“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk e ka ndërmend që të kandidojë edhe për një mandat në krye të Shkupit. Kjo për shkak se siç tha sot, nuk ka ndërmend që të bashkëpunojë me njerëz të cilët e sabotojnë dhe e bllokojnë punën e saj”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar.
“Kur unë kandidova si kryetare e komunës e kisha mbështetjen nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila për fat të keq nuk arriti të tejkalojë vetveten, gjegjësisht as kryesia e saj. Suetat janë tejet të mëdha për t’i lejuar dikujt të punojë pa mos i treguar se çfarë të bëjë. Faleminderit por unë me njerëz të tillë të cilët dinë vetëm të sabotojnë dhe bllokojnë, nuk do të doja që asnjëherë më të punoj”, tha Danella Arsovska – Kryetare e Shkupit.
“Por le t’i pyesim qytetarët se si e vlerësojnë punën e saj të deritanishme dhe a do ta donin atë edhe për një mandat tjetër?”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar.
“Nëse nuk dëshiron të punojë, le të mos kandidohet. Të lë dikë tjetër të kandidojë që dëshiron të punojë”, u shpreh një qytetare. Si e komentoni mandatin e saj deri tani? Assesi! Pse? Po ashtu! Çfarë ka rregulluar? Çfarë? Asgjë! Fillimisht nuk kemi autobusë e për pastërtinë të mos flas!”, u përgjigj qytetarja.
“Shkupi u fundos në mbeturina. Ja shihni gjithandej ka mbeturina. Shih majtas, shih djathtas çfarë ka? Autobusët në kolaps. A do ta donit përsëri që edhe për katër vite të jetë kryetare? Asnjëherë të mos jetë kryetare e Shkupit, le të vijë dikush që me të vërtetë e meriton të jetë kryetar”, tha një tjetër qytetare.
“Derisa ajo doli si kandidate e pavarur dihej se do të ketë probleme dhe nyje nëpër të cilat ajo nuk do të mund të realizojë planprogramin e saj që e kishte paraparë. Këshillin e Qytetit të Shkupit dihet që e ka VMRO-ja dhe çdo projekt sa jam unë në rrjedhë, ata e kanë bojkotuar faktikisht, megjithëse nuk mund të them se kjo ka qenë perfekte”, deklaroi një qytetar. /Alsat.mk