Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Problemet në administratë, Mickoski: Më shumë shërbime digjitale për qytetarët

Me qëllim përmirësimin e qasjes dhe shërbimeve në administratën publike, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi disa reforma. Synimi do të jetë në digjitalizimin e shërbimeve me qëllim të ulet koha e pritjes nga qytetarët. Efikasitet dhe profesionalizëm, depolitizim i administratës, transparencë dhe llogaridhënie, ulje të burokracisë si dhe sistem përmes të cilit do të vlerësohet puna e punonjësve.

“Duam administratë publike e cila do të jetë shembull për efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie. Administratë publike e cila nuk do të jetë vetëm si shërbim për qytetarët por edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm. Këto reforma nuk janë vetëm për përmirësimin e shërbimeve. Ato janë për kthimin e besimit se shteti punon për ju, për çdo qytetar pa dallim të përkatësisë politike apo statusit të tij”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk

Më shumë për këtë

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030Lajme · 3 ditë më parëMickoski: Kompanitë dhe shoqëritë e avokatëve sabotojnë qëllimisht tenderët për të përfituar nga shtetiMaqedoni · 1 javë më parëBytyqi ngre alarmin: “Borxhi publik ka arritur në 6.000 euro për çdo qytetar!”Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme