63-vjeçarja V.K. nga Shkupi është transportuar në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” pasi ka pësuar një lëndim të rëndë trupor gjatë kryerjes së detyrave të punës në Klinikën e Gjinekologjisë. Sipas informatave, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, më 27 nëntor.
E lënduara është dërguar menjëherë në spital, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Ngjarja është raportuar në orën 14:45 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, dhe për rastin është njoftuar edhe një inspektor nga inspektoriati i punës.
Më shumë për këtë
Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçareMaqedoni · 2 ditë më parë
Një foshnjes në Klinikën e Gjinekologjisë ia prenë një pjesë të gishtit të madhMaqedoni · 6 ditë më parë
11 vjeçari nga Gostivari lëndohet në derën e shkollës, dërgohet në spitalMaqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











