Djegia dhe shkelja e flamujve shtetëror është kundër interesave shtetërore dhe kombëtare të çdo bashkësie etnike, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke dënuar incidentin e djeshëm në qendër të Shkupit, transmeton TV21.
“Nëse bëhet fjalë për sjellje të papërgjegjshme të qytetarëve të caktuar, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Është e palejueshme që të shkelet, të ofendohet dhe të shkatërrohet një flamur, simbol i një bashkësie tjetër, cilado që të jetë ajo. Patriotë janë ata të cilët e respektojnë flamurin e tyre por edhe flamurin e të tjerëve”.
Gashi thirri që të hetohet se kush qëndron prapa incidentit, edhe pse tha se nuk beson se i njëjti ka prapaskenë politike.
Më shumë për këtë
Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët joMaqedoni · 6 ditë më parë
“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Maqedoni · 2 javë më parë
Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësiMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











