Maqedoni

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Autori

Autori

Portali Tetova

December 2, 2024, 02:12

“BDI, ky klan partiak që shkatërroi gjithçka, tani nga opozita kanë filluar të shesin mend e moral politik dhe për presione. Por, as kjo nuk u shitet sepse qytetarët e dinë fortë mirë e qartë se si kanë keqpërdorur çdo mekanizëm institucional vetëm në dobi të tyre, përfshirë edhe gjykatat”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.

“Оpinioni fort mirë e di se prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, Islam Abazi është njeri i afërt i BDI-së ku u publikuan fotot e tij me vëllain e kryetarit Ahmeti por edhe me funksionarë të lartë të BDI-së. Nga kjo parti shumë ish funksionarë, janë rahatuar në sistemin gjyqësorë kinse për të ndarë “drejtësi të paanshme“. Sot e kësaj dite ish funksionarë të kësaj partie gëzojnë funksione publike në Prokurori dhe Gjykata, si Ixhet Memeti i cili u kap me “presh në dorë” dhe njëkohësisht i bëri vetting tërë BDI-së.
BDI të flet për veprime në kundërshtim me ligje është absurd në vete. BDI është sinonimi i shkeljes së ligjeve dhe ndikimit në sistemin gjyqësorë në vazhdimësi. E për këtë nuk do mend që duhet e do të ketë edhe llogaridhënie.
Pikërisht rikujtojmë edhe njëherë BDI-në dhe liderin e tyre Ali Ahmeti kur në takimin në Vodno te ish presidenti Pendarovski kishte kërkuar rikthimin e shefit të tij me kalë të bardhë, Nikolla Gruevskit. E pikërisht në këtë takim, Ahmeti kishte propozuar dy mënyra për rikthimin e tij nga Budapesti, përkatësisht përmes “njerëzve të tij” në gjykatat e vendit. Gjithashtu rikujtojmë se për këtë rast partia e Ahmetit i kishte bërë presion edhe kryetares së gjykatës së lartë, Besa Ademi. Dhe për këto presione të këtyre që po shesin moral të rremë, kishin marrë vërejtje edhe nga ambasadat e huaja për presionin e vazhdueshëm ndaj Besa Ademit”, vijon reagimi i koalicionit VLEN.

“E njëjta Vesna Dameva që sot dha dorëheqje dhe BDI derdh lot krokodili për presion ndaj saj, Selim Ademi -anëtar i BDI-së, i cili në atë kohë në cilësinë e nënkryetarit e mbivotoi dhe e shkarkoi nga pozita e kryetares për shkak se ajo nuk ishte e dëgjueshme që të fut në rend dite pikat që i shkojnë përshtati ish pushtetit të kaluar”, mbyllet reagimi i koalicionit VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi

Më shumë nga kategoria

IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
Slot Devices With The Best Odds Of Winning 202
Türkiyenin #1 Canlı Casinoları Gerçek Krupiyeli Online Casinolar
Leonbet ᐉ Επίσημη Ιστοσελίδα, Παίξτε Online Δωρεά
IMG_5868
Toshkovski: Policia punon në zbardhjen e incidenteve me përdhosjen e flamujve
"turecko: Online Kasina A New Bonusy 202
Казино Пин Ап Официальный Сайт Pin Up Casino Играть Онлай