Maqedoni

Përfundoi projekti për parandalimin e vërshimeve në rajonin e Pollogut

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 6, 2024, 04:12

Ka përfunduar projekti për parandalimin e vërshimeve në pollog, pas katastrofës që ndodhi në vitin 2015. Me një investim prej shtetit Zviceran në vlerë prej 12 milion eurove, në Pollog, me theks të veçantë në zonat që u prekën nga vërshimet, janë ndërmarrë masa në sferën e prevencionit nga rrëshqitja e dheut, është bërë pastrimi i përrenjve në Malësi të Sharrit, si dhe shtretërve të lumenjve nëpër Pollog.

“Përmirësimi i qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut është gjë shumë e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë së mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij rajoni, sidomos Pollogun që përfshin shumë fshatra dhe qyteti i Tetovës dhe Gostivarit, që janë të ekspozuar ndaj përmbytjeve andaj edhe kërkon një qasje të integruar që përfshin infrastrukturën menaxhimin e ujerave mbështetjen teknologjike. Këto masa duhet zbatuar në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë për ta siguruar këtë rajon ndaj përmbytjeve dhe pasojave të tjera nga rreziku natyror. Ky projekt ka ndihmuar në ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe menaxhim të rrezikut nga përmbytjet dhe ka krijuar mundësi për zhvillim të mëtejmë të infrastrukturës mbrojtëse në rajon”, tha Izet Mexhiti. Zëvendës kryeministër i parë.

Ambasadorja e Zvicrës Veriut Veronik Ulman, tha se aktivitetet për të parandaluar vërshimet nuk përfundojnë këtu.

“Ngjarjet tragjike të vitit 2015 kanë lënë vërtetë kujtime të dhimbshme. Shteti zvicerian është solidarizuar me popullatën e këtij rajoni, prandaj edhe filloi të mbështesë aktivitetet për qëndrueshmërinë ndaj përmbytjeve. Gjatë 7 viteve të kaluara kemi përkrahur këto projekte në vlerë prej 12 milion euro dhe rezultatet janë të dukshme sepse kemi ndërtuar infrastrukturë për të parandaluar vërshimet. Ky plan po ashtu kishte për qëllim limitimin e dëmeve nga vërshimet, por edhe përgatitjen e popullatës për evakuim të sigurt në rast të vërshimeve”, u shpreh Veronik Ulman, Ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

“Fillimisht dua të falënderoj gjithkënd që ndihmoi në suksesin e projektit, banorët dhe partnerët tanë që ndihmuan dhe përkrahën këtë projekt. Me këtë projekt, ne kemi forcuar infrastrukturën kundër vërshimeve me disa lloje intervenimesh si kontruktim të lumenjëve në Bogovinë e Shipkovicë, pastrimin e Vardarit në Gostivar e Jegunoc, si dhe janë stabilizuar zonat erozive afër 42 hektar në tërë territorin. Po ashtu kemi përforcuar kapacitetet për përballje me vërshimet”, tha Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian.

Rajoni i Pollogut në të kaluarën është përballur me përmbytje katastrofale të cilët morën edhe jetë njerëzish. Si rajone më të rrezikshme ishin fshatrat Shipkovicë, Poroj, Reçicë. Dëmet nga vërshimet e vitit 2015 u llogariten rreth 35 milion euro./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3794
Disa qen endacak e kanë ndjekur gjermanin në rrugën e Banjës në Tetovë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore
IMG_3792
Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme! Bexheti: VLEN të frikësuar, shërbëtorë ishin dhe të tillë mbesin!
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë