Unë mendoj që z.Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, z.Grubi sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas vendimit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për futje në listën e zezë të Artan Grubit, shkruan TV21. Ahmeti tha se nuk kontestojnë vendimet e DASH.
“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti./tv21.tv