Izet Mexhiti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj. Në këtë takim, ata diskutuan mbi zhvillimet politike aktuale, sfidat globale të sigurisë dhe rolin e shqiptarëve në këto procese.
Mexhiti i informoi përfaqësuesit mbi prioritetet dhe projektet e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e një strategjie të bashkërenduar për forcimin e pozitës së shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Ai nënvizoi se partneriteti me SHBA-në mbetet kyç për të ardhmen dhe se bashkëpunimi i ngushtë me aleatët strategjikë është esencial për adresimin e sfidave dhe mundësive të kohës.