Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump

Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndër të tjera është pyetur dhe për politikanët që e frymëzojnë.

Berisha përmendi emrat e Winston Churchill, Ronald Reagan apo edhe Martin Luther King.

Po ashtu, Berisha përmendi edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, ku sipas liderit demokrat e frymëzoi kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.

Sali Berisha: Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë. Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit.

Lexo edheBilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe. Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.

Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.

Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme. Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më ët plotë. Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë.

Më shumë për këtë

Kasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 17 orë më parëAhmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët joMaqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme