Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Taravari: Pas 10 vitesh, rritje pagash për punonjësit shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje historike me sindikatat përfaqësuese të punonjësve shëndetësorë, e cila do të sjellë rritje të vazhdueshme të pagave dhe përmirësim të statusit të tyre profesional.

Sipas ministrit Taravari, pas një dekade pa zgjidhje, më në fund është arritur një marrëveshje që balancon koeficientin e pagave sipas kërkesave të sindikatave dhe brenda mundësive të shtetit.

“Dialogu i ndërsjellë dha rezultat. Pas 10 vitesh, më në fund gjetëm një zgjidhje dhe koeficienti për pagesën e pagave do të balancohet sipas kërkesave të tyre dhe brenda mundësive. Me këtë, zgjidhim një kërkesë shumëvjeçare të sindikatave, për të cilën deri tani nuk ishte gjetur një zgjidhje”, theksoi Taravari.

Më shumë për këtë

Mungesë e fuqisë punëtore në 23 vende evropiane, punonjësit shëndetësorë ndër më të kërkuaritLajme · 1 javë më parëFilipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamataMaqedoni · 6 ditë më parëKryeprokurori Sаveski: Rritje e pagave deri në 40% për të punësuarit në ProkuroriMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme