Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje historike me sindikatat përfaqësuese të punonjësve shëndetësorë, e cila do të sjellë rritje të vazhdueshme të pagave dhe përmirësim të statusit të tyre profesional.
Sipas ministrit Taravari, pas një dekade pa zgjidhje, më në fund është arritur një marrëveshje që balancon koeficientin e pagave sipas kërkesave të sindikatave dhe brenda mundësive të shtetit.
“Dialogu i ndërsjellë dha rezultat. Pas 10 vitesh, më në fund gjetëm një zgjidhje dhe koeficienti për pagesën e pagave do të balancohet sipas kërkesave të tyre dhe brenda mundësive. Me këtë, zgjidhim një kërkesë shumëvjeçare të sindikatave, për të cilën deri tani nuk ishte gjetur një zgjidhje”, theksoi Taravari.
Më shumë për këtë
Bashkim Hasani: Në dy vitet e VLEN-it ka rritje pagash, punësime dhe projekte, burgosje e vrasje politike zeroMaqedoni · 4 ditë më parë
“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshLajme · 5 ditë më parë
Aksion policor në disa qytete të Maqedonisë së Veriut: Nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të ShëndetësisëMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











