Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Humb gruaja nga Shkupi, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Humb gruaja nga Shkupi, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Latife Mamuti, 45-vjeçare nga lagjja Shutkë e Shkupit, rezulton e zhdukur që nga mbrëmja e djeshme. Sipas deklarimeve të familjarëve, ajo është larguar nga banesa e saj rreth orës 19:00 me arsyetimin se do të shkonte te vëllai i saj. Që nga ai moment, ajo nuk është parë më dhe telefoni i saj është i fikur.

Familja është thellësisht e shqetësuar dhe tashmë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë konkrete për vendndodhjen e saj.

Kushdo që ka informacion, lutet të lajmërohet menjëherë në numrin: 075-962-790.

Rasti është raportuar edhe në polici dhe pritet që hetimet të intensifikohen gjatë orëve në vijim. Familjarët apelojnë për ndihmë dhe solidaritet qytetar, duke theksuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë jetik për të zbardhur fatin e saj.

Më shumë për këtë

Ali Ahmeti: Nëntori na bashkon, gruaja shqiptare shtyllë e familjes dhe e identitetit kombëtarMaqedoni · 3 ditë më parëÇfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit? Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçaritMaqedoni · 4 ditë më parëTragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburantiMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme