Trendy

Ratkoceri: Partia e Taravarit largohet nga qeveria për parime

Para 10 muaj

Arben Ratkoceri

Në historinë politike shqiptare që nga 90-ta e këndej – është hera e parë që një parti shqiptare për shkak të pakënaqësive – largohet nga Qeveria e shkon në opozitë. Ka pas raste që i kanë largu e në opinion janë mundu ta paraqesin sikur po vetlargohen.

Të lësh privilegjet e pushtetit e të shkosh në opozitë për shkak të mospërfilljes së përcaktimeve programore që kanë të bëjnë me shqiptarët – shpresojmë që tash e tutje të jetë një standard i ri politik i vendosur se fundi nga partia e Taravarit.

Kujtojmë se edhe më herët ka patur situata të rënda përbuzëse të faktorit politik shqiptarë nga partneri maqedonas, mirëpo as kërcënim deklarativ për braktisje të ekzekutivit nuk ka pas e lëre më të tërhiqen siç bëri tani partia e zotit Taravari!

Trending