Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Netanyahu: Macroni po rreshtohet me Hamasin

Netanyahu: Macroni po rreshtohet me Hamasin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar të mërkurën presidentin francez, Emmanuel Macron, se po rreshtohet me grupin militant palestinez, Hamas, pas komenteve të tij se politika izraelite në Rripin e Gazës është “e turpshme”, ka raportuar The Guardian.

Netanyahu ka shtuar se Izraeli do të realizojë qëllimet e përcaktuara të luftës, ku bëjnë pjesë lirimi i pengjeve të mbajtura, mposhtja përfundimtare e Hamasit dhe demilitarizimi i plotë i Gazës, në mënyrë që të mos paraqesë rrezik për Izraelin.

Në një intervistë për televizionin francez “TF1”, tek iu përgjigj pyetjes rreth situatës në enklavën palestineze, Macroni pati kritikuar kryeministrin izraelit për sjellje “të papranueshme” dhe “të turpshme” sa i përket bllokadës së ndihmës humanitare në Gaza.

“Veprimet e qeverisë së Benjamin Netanyahut janë të papranueshme… S’ka ujë, s’ka ilaçe, të lënduarit s’mund të largohen, doktorët s’mund të hynë brenda. Çfarë po bën ai është e turpshme”, ka deklaruar Macroni të martën.

Lexo edheVritet zyrtari i lartë i sigurisë së Hamasit, Netanyahu: Asnjë terrorist nuk do të shpëtojë

Lufta në Gaza filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1.200 njerëz në vitin 2023 në Izraelin jugor. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 52,800 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Ofensiva e Izraelit ka zhdukur një pjesë të madhe të peizazhit urban të Gazës dhe ka zhvendosur 90% të popullsisë.

Më shumë për këtë

Tanket izraelite hyjnë në zonat e kontrolluara nga Hamasi në Gaza, operacioni i parë që nga armëpushimi i vitit 2025Lajme · 7 ditë më parë“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftësLajme · 7 ditë më parëIzraeli vret komandantin e Hamasit me sulm ajror në GazaLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme