Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

Republika Serbe arreston Naser Oriqin, komandantin boshnjak në Srebrenicë

Ish-komandanti boshnjak Naser Oriq është arrestuar të martën në kuadër të një aksioni policor që po zhvillohet kundër personave të dyshuar për ndihmë në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zhdrale.

Aksioni është realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Serbe dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me asistimin e agjencive të tjera policore.

Ishte komandant i forcave të Ushtrisë së Bosnjë-Hercegovinës në zonën e Srebrenicës.

Në vitin 2006, Tribunali i Hagës e dënoi Naser Oriqin me dy vjet burg për mosparandalimin e vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve serbë. Mirëpo, Gjykata e Apelit e Tribunalit të Hagës më 3 korrik 2008, e rrëzoi dënimin dhe e shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Më shumë për këtë

Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 2 javë më parëSkandal me shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet: Katër të arrestuar, në aksion edhe policia e Maqedonisë!Rajon · 5 ditë më parëShkatërrohet rrjeti iranian terrorist në vend! Arrestohen 5 persona, njëri ndiqet në arratiMaqedoni · 7 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme