Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tetovë – Biçiklisti humb jetën pas përplasjes me Golfin në mes të ditës

Tetovë – Biçiklisti humb jetën pas përplasjes me Golfin në mes të ditës

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në Tetovën. Rreth orës 15:30 në rrugën Lubo Bozhinovski, një automjet tip Golf i drejtuar nga T I 42 vjeç goditi një biçikletë që drejtohej nga S S 68 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për biçiklistin i cili pasi pësoi lëndime të rënda trupore ndërroi jetë në Klinikën Nëna Terezë në Shkup ku ishte transportuar për ndihmë mjekësore.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria Publike që ka marrë në dorë hapat e mëtejshëm procedural.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme