Më 2 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, policia e Tetovës ka privuar nga liria Xh.A. (24) nga fshati Novosellë, Komuna e Bogovinës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku nën ndikimin e alkoolit.
Sipas SPB Tetovë, ajo po drejtonte automjetin “Volkswagen Touran” me targa të Tetovës kur ka goditur një veturë të parkuar “Volkswagen Golf”, në pronësi të V.U. (23) nga Tetova.
Gjatë kontrollit, policia ka konstatuar se 24-vjeçarja ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 1.55 promilë në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.









