Trendy

Policia shkoi për kontroll për shkak të një grabitjeje, por gjeti “pluhur të bardhë” – arrestohet gostivarasi

Para 12 orë

Dje në orën 17:00, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Gostivar e privuan nga liria T. Xh. (50) nga Gostivari.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më herët, me urdhër gjykate, ishte kryer kontroll në shtëpinë e tij në lidhje me dyshime për vepra penale sipas neneve 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit, në një nga dhomat u gjetën rroba që lidhen me veprën penale të “grabitjes”, ndërsa në ballkon u gjet një vazo me dy bimë të kanabisit.

“Sendet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, njoftuan nga MPB-ja.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Trending