Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pas vdekjes së Jovica Ilievskit, Bërvenica duhet të zgjedh u.d. kryetar dhe shkon në zgjedhje të parakohshme

Pas vdekjes së Jovica Ilievskit, Bërvenica duhet të zgjedh u.d. kryetar dhe shkon në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski dje ndërroi jetë. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ligji në Maqedoninë e Veriut specifikon qartë hapat administrative që duhet të ndërmerren për të mos bllokuar proceset institucionale.

Këshilli duhet të thërras seancë urgjente për zgjedhjen e u.d. kryetarit.

Menjëherë pas përfundimit të ditëve të zisë, Këshilli i Komunës së Bërvenicës duhet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, këshilltarët komunalë do të duhet të votojnë me shumicë votash një nga anëtarët e Këshillit, i cili do të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës (u.d.).

Ky person do të udhëheqë komunën përkohësisht që shërbimet ndaj qytetarëve, rrogat e administratës dhe projektet në teren të vazhdojnë pa ndërprerje.

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

Meqenëse mandati i kryetarit të ndjerë ka ndërprerë në një periudhë ku ligji detyron organizimin e zgjedhjeve të reja, pas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeverisë, Kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale vetëm për Komunën e Bërvenicës.

Në këto zgjedhje, të cilat do të organizohen nga KSHZ-ja, banorët e Bërvenicës do të votojnë për kryetarin e ri, i cili do të ketë mandat legjitim për të udhëhequr komunën

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme