Trendy

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

Para 3 orë

Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë.

Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit.

Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të Botës, duke përfshirë edhe vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës Lindore.

Mes vendeve të rajonit për të cilat raporti i bestbrokers ofron informacion, Serbia ka peshën më të lartë të arit në strukturën e rezervës valutore, me 24.4% të vlerës së rezervës valutore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 16.8% të peshës specifike të rezervës valutore. Vetëm Bosnje-Hercegovina ka një peshë më të ulët se Shqipëria, me 5.4% të vlerës së rezervës valutore.

 

Trending