Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori përmes një postimi në rrjetet sociale i ka reaguar ashpër kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, pasi ky i fundit e kundërshtoi protestën në Tiranë.
Qori i ka cilësuar si të padenja këto qëndrime të kreut integrist, në momentin kur ai po i del në mbrojtje kryeministrit Rama.
“Është për të ardhur keq që në këtë atmosferë optimizmi për Shqipërinë e Re mbërrijnë qëndrime të padenja si i Ali Ahmetit. Shqipëri do të ketë, shumë më të mirë madje, edhe pas Edi Ramës. Kush nuk ka vetëdijen politike t’i bëjë nder vetes, të paktën duhet të ketë maturinë për të mos u turpëruar”, ka theksuar Qori.
Sipas tij, në Shqipëri po ndodh një revolucion demokratik e paqësor dhe ky është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.
Lexo edheAhmeti doli kundër protestave në Tiranë, reagon Çejku: Ju kujtoj “çelësin e Tiranës” nga lali Eri, por ti humbe zgjedhjet dhe ai shkoi në burg!“Triumfi i tij do ta modernizojë dhe fuqizojë Shqipërinë si shtet. Ky është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, çka vërehet në entuziazmin mbarëkombëtar që është përftuar nga protestat e javëve të fundit”, shkruan në postim Qori.
Ndryshe, Ahmeti për protestën në Tiranë tha se po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore dhe se asnjë investitor nuk rrezikuaka kapitalin e tij aty ku ka pasiguri!
Më shumë për këtë
Ali Ahmeti për protestat në Tiranë: Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëveMaqedoni · 1 javë më parë
Ahmeti për protestat në Tiranë: Kanë rënë në grackën e armiqve të kombitMaqedoni · 1 javë më parë
Shiste lëndë piroteknike për protestuesit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 47 pakoShqiperi · 6 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












